Juventus zgjidh kontratën me Igor Tudor; trajneri kroat do të kthehet në pankinë?
Juventusi po shqyrton mundësinë e transferimit të portierit të Ipswich Town, Aro Muric, sipas raportimeve nga Italia.
Klubi anglez e bleu reprezentuesin e Kosovës nga Burnley për 8 milionë paund pas ngjitjes në Premier League në vitin 2024. Megjithatë, Muric u la jashtë formacionit pas një sezoni me gabime dhe u huazua verën e kaluar te Sassuolo në Serie A.
27-vjeçari, i cili ishte pjesë e akademisë së Manchester Cityt, ka bërë paraqitje bindëse me Sassuolon, që aktualisht renditet në vendin e 10-të, ndërsa klubi italian ka një opsion për ta blerë përfundimisht në fund të sezonit për 10 milionë euro (rreth 8.7 milionë paund).
Sipas Tuttosport, Juventusi po ndjek nga afër progresin e Muric, si edhe të bashkëlojtarit të tij te Sassuolo, Tarik Muharemovic, mbrojtës qendror i Bosnjë-Hercegovinës.
Kontrata e Muric me Ipswich zgjat deri në vitin 2028, ndërsa opsionet aktuale të portës për klubin anglez janë Christian Walton, Alex Palmer dhe David Button.
Top Channel