Juventus zgjidh kontratën me Igor Tudor; trajneri kroat do të kthehet në pankinë? 08/01 15:53
Milani ka nisur kontaktet fillestare me Diego Coppola me synimin për ta afruar te Rossonerët në janar.
Mbrojtësi i ri i Brighton ka pasur hapësira të kufizuara loje në Premier League, çka e bën një largim të mundshëm, ndërsa Milani e sheh atë si një profil të përshtatshëm për të forcuar repartin defensiv në prag të garës për titullin e Scudettos.
Interesi për Coppan nuk mungon, pasi Torino, Genoa dhe Fiorentina po ashtu po ndjekin situatën e tij dhe mund të hyjnë në garë për shërbimet e mbrojtësit.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Diego Coppola, me Milanin që po përpiqet të sigurojë një avantazh në negociata.
Top Channel