“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studion e Top Story, tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

07/01/2026 22:56

Ilir Demalia ishte këtë mbrëmje në studion e Top Story në Top Channel, ku u diskutua dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Ai sërish ngriti pyetjen se përse nuk kërkojnë politikanët apo njerëzit publik hapjen e dosjeve në Shqipëri. Po ashtu tregoi një dokument nga Dosja e tij që thotë se i kanë kërkuar që të bëhej spiun.

“Ne e dimë pse nuk janë hapur dosjet në Shqipëri Që nga ‘90 lëvizja për liri ishte lëvizje e kontrolluar dhe nuk është rastësi qe në atë lëvizje hynë njerëzi në shërbim të regjimit, dhe bashkëpunëtorë të sigurimit dhe nuk kishin interes për të bërë transparencë.

Unë kam kërkuar ka 15 vjet, që pse politikanët, njerëzit e medias njerëzit publik nga datëlindja ‘72 e para, se nuk shkojnë me marrë dosjet.

Unë e kam këtu dosjen time dhe të tim eti, 600 faqe. Unë kam të gjitha fakte sesi jam ndjek e përgju dhe si jam thirr… në bazë të materialit që kishin ata, më prunë këtë të material, dhe më thanë që t’i ilir duhet ta firmosësh këtë që të ndihmosh… kjo ishte që të pranoje dhe pas kësaj hyn në aktakuzë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB