Kur bëhet fjalë për makina në pistë, shpesh shihet se sa e lartë është shpejtësia. Por ky nuk është rasti i dy gazetarëve Nicolas Meunier e Martin Coulomb që me një makinë Ligier JS50 përshkuan pistën legjendare të Nurbrugring për 28 minuta e 25.8 sekonda.

Edhe ky rezultat, në mënyrën e tij është një rekord dhe i dorëzon automjetit francez titullin si makina më e ngadaltë në botë. Ligier JS50C është një automjet i lehtë me një motor Diesel që mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 45 km/h.

Por kjo sfidë nuk ishte aq për paraqitjet sportive sesa për efiçencën. Të 20 km e pistës janë përshkuar me vetëm një furnizim të plotë me karburant me një shpejtësi mesatare prej 41 km/h

Makina e vogël franceze theu rekordin e Trabant P50 që në vitin 1960 e mbylli xhiron e shpejtë për 16 minuta dhe 1 sekondë. Ligier ka personalizuar JS50 me rastin e një telajoje specifike që i jep një karakter më…sportiv. Kjo provë në pistë nuk është diçka e panjohur për Ligier që prej vitesh ka projektuar telajo për makina të Formula 1 dhe për garat Endurance.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB