Inside Story/ Tregu hije i valutave virtuale, teksa autoritetet nuk kanë portofol për ruajtjen e… kriptove të sekuestruara
Në nëntor të vitit 2024, pas sinjalizimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, prokuroria e Tiranës, u vunë në lëvizje duke zbuluar një rrjet të sofistikuar që qarkullonin shuma të mëdha parash të dyshimta përmes kriptovalutave.
Kompani si Cryptoexchange.al, Mr.Crypto.al, tmt.al, USDTirana dhe Usdt_albania qarkulluan transaksione kriptomonedhash kundrejt valutave, kryesisht në cash.
Ato operonin duke reklamuar përmes rrjeteve sociale Instagram, Facebook, TikTok dhe Telegram. Këto subjekte nuk ishin thjesht profile online, por një ekonomi hije dixhitale, ku çdo transaksion ishte i fshehtë dhe jashtë çdo kontrolli ligjor. Profilet përdornin kanale të ndryshme për të arritur klientët, duke krijuar një imazh të besueshëm, por krejt i paligjshëm.
“Të gjitha këto lënë gjurmë online, janë të kërkueshme, dhe nëse institucionet marrin të drejtën me vendim gjykate mund të marrin të dhëna nga këto kompani. Ti thonë që më jepni të dhëna për këtë person në këto biseda që janë bërë, me një urdhër gjykate janë të gatshme të bashkëpunojnë”, u shpreh eksperti i Kripto Dorian Kane.
“Të gjitha këto lënë gjurmë online, janë të kërkueshme, dhe nëse institucionet marrin të drejtën me vendim gjykate mund të marrin të dhëna nga këto kompani. Ti thonë që më jepni të dhëna për këtë person në këto biseda që janë bërë, me një urdhër gjykate janë të gatshme të bashkëpunojnë”, u shpreh avokati Dritan Jahaj.
Për të dokumentuar veprimtarinë e jashtëligjshme financiare, një agjent u infiltrua si klient i zakonshëm. Referuar dosjes hetimore, agjenti i infiltuar, takimin e parë e realizoi me një person që administronte Cryptoexchange.al. Agjenti nën mbulim, i dërgon atij një mesazh në WhatsApp ku futet në diskutime konkrete mbi interesat dhe dorëzimin e parave:
Agjenti: “Sa USDT mund të marr sot?”
Subjekti: “Sa do të doje, por tarifa ime është 3%.”
Agjenti: “Ok, do të marr 5,000 USDT. Takimi ku?”
Subjekti: “Në dyqanin tek pallatet, sjell paratë dhe merr monedhat.”
Ky ishte vetëm fillimi. Në çdo takim, çdo lëvizje regjistrohej, çdo qindarkë numërohej.
Përdorimi i parave cash dhe portofolave digjitalë krijonte një labirint të komplikuar financiar që vetëm hetimi i imët mund të ndreqte.
Në rastin e shtetases me inicialet L.L., e cila administronte paratë në restorantin e familjes, bisedat përfunduan duke zbuluar mënyrën se si subjekte të ndryshme bashkëpunonin. Në biseda kuptohet se ata përpiqeshin t’i qëndronin larg syve të publikut, sidomos kur këmbeheshin paratë cash.
Agjenti: “Do të sjell paratë në restorant, si zakonisht?”
L.L.: “Po, tek kasa. Nuk ka nevojë për shumë bujë.”
Agjenti: “Keni marrë çdo herë USDT për klientët tuaj?”
L.L.: “Po… thjesht bëj atë që më thonë.”
Një tjetër rast, një shtetas me inicialet V.L., tregonte guximin e një tregtari të kriptomonedhave që nuk kursente asnjë detaj:
V.L.: “Sot do të marrim 10,000 USDT. Para do të jepen cash.”
Agjenti: “Ku do të bëhet takimi?”
V.L.: “Në parkingun e qendrës, e fshehtë, askush nuk duhet ta dijë.”
Çdo bisedë ishte një provë e gjallë e mënyrës sesi rrjeti funksiononte, një mozaik ku paratë, komunikimi digjital dhe frika e zbulimit ndërthureshin me secilën fjalë. Në çdo taksë, çdo portofol, çdo transaksion, hetimi dokumentonte rrugën e parave nga klientët e zakonshëm tek individët që operonin pa licencë.
“Kur kalojnë monedhat virtuale nga personi që është duke i shitur tek personi që është duke marrë paratë kesh. Dhe kjo është ajo që bëhet më së shumti që paratë kalojnë në kesh, dhe paratë të lënë gjurmë dhe të gjurmohen”, u shpreh eksperti i Kripto, Dorian Kane.
“Kur kalojnë monedhat virtuale nga personi që është duke i shitur tek personi që është duke marrë paratë kesh. Dhe kjo është ajo që bëhet më së shumti që paratë kalojnë në kesh, dhe paratë të lënë gjurmë dhe të gjurmohen”, u shpreh ish prokurori Eugen Beci.
Kjo strategji hetimore, duke përdorur veprime simuluese dhe vëzhgime, mundësoi dokumentimin e saktë të çdo transaksioni. Sipas dosjes hetimore më 26 deri në 30 shtator 2024, agjenti u lidh edhe me dy shtetas të tjerë të cilët kryen transaksione të ngjashme. Çdo veprim, çdo bisedë, u regjistrua me kujdes, duke krijuar një portret të qartë të rrjetit kriminal financiar.
Agjenti i infiltruar dokumentoi disa episode të kësaj skeme. Pas muajsh përgjimesh, takimesh dhe verifikimesh, prokuroria arriti të dokumentojë gjithë rrjetin, duke krijuar një panoramë të qartë mbi mënyrën e funksionimit të tregjeve të palicencuara të kriptomonedhave në Shqipëri.
“Blockange duhet ta konsideroni si një libër kontabël i hapur ku çdo transaksion lë gjurmë. Nuk mund të harrohet asnjë transaksion, nuk mund të fshihet dhe nuk mund të manipulohet, por e vetmja dualitet që kjo lloj teknologjie krijon, është fakti që nuk mund të gjesh emrin, që të gjesh emrin e personit që kryen transaksionin”, u shpreh pedagogia Nadia Elbasani.
“Pasi identifikohen edhe autorët dhe pronarët e portofolave dixhitale, aty organi ligjzbatues e ka shumë të thjeshtë të identifikoj se cili person mund të ketë futur apo mund të ketë marrë para nga ky portofol dixhital. Pasi realizohet ky proces sigurisht që vete në një pasqyrim më të saktë të tablosë”, u shpreh ish-prokuror Eugen Beci.
Top Channel