Emri/ Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën 60-vjeçari
07/01/2026 11:28
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në Lushnjë.
Viktimë ka mbetur 60-vjeçari, Bujar Dingozi.
Viktima ishte duke udhëtuar me motor kur ka humbur kontrollin e më pas është përplasur në tokë.
Sipas të afërmeve të viktimës 70 vjeçari vuante nga zemra, çka dyshohet për një atak të mundshëm.
Policia Rrugore e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Top Channel