“Paketë dëmshpërblimi për dëmet në bujqësi dhe banesa”, Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë
Ditën e nesërme në orën 08:30, kryeprokurori i posaçëm i SPAK, Klodjan Braho ka thirrur mbledhjen e parë me trupën e prokurorëve.
Siç bëhet me dije nga Anila Hoxha mbledhja është e para mbas prezantimit të kryeprokurorit i cili pritet të flasë me ekipin për prioritetet hetimore.
Braho pason në këtë detyre Altin Dumanin, i cili kreu detyrën si kreu i SPAK për tre vite.
Dje Braho firmosi strukturën e re. Altin Dumani mori detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.
Prokurorja Dorina Bejko mori drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara drejtimin për seksionin kundër krimit të organizuar.
Më herët siç raporton Anila Hoxha departamenti për marrëdhëniet me jashtë drejtohej nga Dorina Bejko që kishte zëvendësuar Arben Krajën, i cili e mbajti këtë detyrë menjëherë mbasi mbaroi detyrën e kryeprokurorit për afro tre vjet.
Kraja ishte emëruar në këtë detyrë nga pasuesi Altin Dumani, dhe e la postin duke u kthyer prokuror i thjeshtë në SPAK pas konflikteve për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Departamentin e krimit të organizuar e drejtonte deri sot prokurori Adnand Xholi që mbetet prokuror i thjeshtë në këtë sektor. Ai zëvendësohet nga Vladimir Mara i cili është i njohur për drejtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore me antimafian italiane.
Si kryeprokuror i posaçëm Braho njihet për karrierën e tij shumë vjeçare të hetimit në nivelet e larta dhe për dosje që kanë bërë bujë duke nisur nga dënimi i ish-prokurorit të përgjithshëm e së fundmi edhe atashimi në grupin hetimor që vendosi nën akuzë zv kryeministren Belinda Balluku.
Top Channel