Tre telefonat e “Ben Qimes” bien në duart e SPAK, u gjetën nga kontrollet në banesë pas kanosjes së gjyqtarit

06/01/2026 14:21

Prokuroria e Beratit i përcolli SPAK-ut tre telefona të Arben Isufaj njohur ndryshe si Ben Qimja, për të cilët i kërkohet prokurorisë së posaçme të kryhet ekspertimi.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se referuar burimeve, telefonat u gjetën në banesën e Isufaj pas kontrolleve për shkak të hetimeve që e dyshojnë atë për kanosje të gjyqtarit.

Ndërkohë SPAK ka kërkuar më tepër kohë për t’i ekspertuar aparatet telefonikë dhe për këtë arsye afatet e hetimit ku përmendet se gjyqtari Vladimir Cjapi dyshohet se u kanos në shkurt të 2025.

Bashkë me gjyqtarin që më herët ka qenë mik me Isufaj në atë kohë policia mori në ruajtje edhe nië noter i cili në këtë rast është edhe denoncuesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB