Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Durrës, uji depërton në hyrjet e pallateve dhe bizneseve
06/01/2026 07:54
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e Durrësit.
Situata paraqitet tejet problematike veçanërisht në kryqëzimet e rrugëve.
Uji ka pushtuar edhe trotuaret duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin këtë mëngjes.
Në disa zona, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës.
Top Channel