Rama takim me ministrin francez të Drejtësisë: Diskutuam për problematikat dhe draftin e ri të Kodit Penal

06/01/2026 15:08

Gjatë takimit zyrtar në Paris, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një takim me ministrin e Drejtësisë së Francës.

Rama shkruan se diskutuan për mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal.

“Paris – Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, u takuam me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet e me praktikat më të mira europiane”-shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB