Probleme nga reshjet e shiut edhe në Has, dëmtohen pjesë të trasesë në rrugët e fshatrave

06/01/2026 14:05

Bashkia Has vijon të përballet me probleme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, veçanërisht në rezervuarët dhe ujëmbledhësit e saj, duke qenë një nga bashkitë me numrin më të madh të tyre në vend.

Në fshatin Tregtan janë shfaqur probleme me tejmbushjen e rezervuarit të fshatit, por Bashkia Has ka ndërhyrë në kohë duke devijuar përrenjtë furnizues dhe duke kryer shkarkimet e nevojshme për të shmangur rrezikun.

Reshjet e shumta kanë shkaktuar gjithashtu dëmtime në rrugët e fshatrave, ku janë dëmtuar pjesë të trasesë.

Reshjet e shumta tw shiut kanw sjellw raste emergjente dhe bashkëpunohet në terren për situatën.

Ndërkohë, edhe hyrja e qytetit të Krumës është përmbytur si pasojë e reshjeve intensive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB