Përmbytjet në Durrës/ “Desh m’u mbyt fëmija”, banorja flet për TCH: E dërgova te fisi që të kujdeset për të. Nuk na strehuan

06/01/2026 15:50

Dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut kanë rezultuar thuajse shkatërrimtare për një familje në Durrës.

Një banore, në një prononcim për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, shprehet se shtëpia është përmbytur që mbrëmjen e djeshme, mirëpo ka dalë nga banesa në orën 3 të mëngjesit, pasi rrezikonte jetën fëmija.

Më tej ajo tregon se shkoi në polici për ndihmë, pori kishin komunikuar që të shkojë në bashki.

E shihni?! Mbledhim dru për të ndezur sobën, jemi përmbytur që mbrëmë. Ku të shkoja? Kemi fjetur këtu brenda. Për pak na u mbyt fëmija, nga ora 3 dolëm nga shtëpia dhe ikëm. Desh na iku fëmija, ia dhashë fisit tim, i thashë ‘ma mbaj fëmijën’. Jetohet kështu? Shkova te policia, e më tha shko te bashkia. Nuk na morën për të na strehuar. Ku të shkojmë?!”, u shpreh qytetarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB