A do ta ndalë garancia e zbehur e SHBA-së luftën e Putinit në Ukrainë? Ambiciet e politikës së jashtme po i japin formë mandatit të dytë presidencial të Donal Trump.
Mandati i dytë i presidentit amerikan Donald Trump po formësohet nga ambiciet e tij në politikën e jashtme. Republikani i vuri në jetë kërcënimet e lëshuara Venezuelës duke kapur presidentin e saj dhe bashkëshorten e tij nga kompleksi i tyre i fortifikuar rëndë në Karakas, në një operacion dramatik të zhvilluar gjatë natës. Në sytë e analistëve, me këto veprime ai po rikthen Doktrinën Monroe të vitit 1823 dhe premtimet për epërsinë e SHBA-së në hemisferën perëndimore. BBC liston disa nga paralajmërimet që ai ka bërë ndaj vendeve të tjera që duket se janë në shënjestrën e Uashingtonit:
Groenlanda
-SHBA-ja e ka tashmë një bazë ushtarake në Groenlandë atë Hapësinore Pituffik, por Trump duket se dëshiron të gjithë ishullin e madh arktik, që në fakt, është pjesë e mbretërisë daneze. “Na duhet Groenlanda nga pikëpamja e sigurisë kombëtare”, u tha ai gazetarëve, duke shtuar se rajoni i pasur me minerale të rralla ishte “i mbuluar kudo me anije ruse dhe kineze”.
Kolumbia
Vetëm disa orë pas operacionit në Venezuelë, Trump paralajmëroi presidentin kolumbian Gustavo Petro që të “ruajë veten”. Kolumbia njihet si nyje kyçe për tregtinë e drogës në rajon – veçanërisht kokainës, por fqinja perëndimore e Venezuelës, ka gjithashtu rezerva të mëdha nafte dhe është një prodhuese e rëndësishme e arit, argjendit, smeraldeve, platinit dhe qymyrit. Historikisht, Kolumbia ka qenë një aleate e ngushtë e Uashingtonit në luftën kundër drogës, duke marrë qindra milionë dollarë çdo vit në ndihmë ushtarake për të luftuar kartelët.
Irani
Edhe pse është jashtë Doktrinës Donroe, Irani po përballet aktualisht me protesta masive kundër qeverisë dhe Trump paralajmëroi së fundi se autoritetet atje do të “goditeshin shumë fort” nëse do të vdisnin më shumë protestues të pafajshëm. “Po e ndjekim nga afër. Nëse fillojnë të vrasin njerëz siç kanë bërë në të kaluarën, mendoj se do të goditen shumë fort nga Shtetet e Bashkuara,” u tha ai gazetarëve në Air Force One.
Meksika
Që prej ardhjes në pushtet për herë të parë në vitin 2016, Trump nisi thirrjet për të “ndërtuar një mur” përgjatë kufirit jugor me Meksikën. Në ditën e tij të parë pas rikthimit në detyrë në vitin 2025, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ta riemërtuar Gjirin e Meksikës si “Gjiri i Amerikës”. Ai ka pretenduar shpesh se autoritetet meksikane nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ndalur rrjedhën e drogës dhe emigrantëve të paligjshëm drejt SHBA-së, dhe kërcënimet e tij ndaj vendit fqinj kanë qenë të hapura.
Kuba
Shteti ishullor, vetëm 145 km nga Florida, ka qenë nën sanksionet amerikane që nga fillimi i viteve 1960. Ai kishte marrëdhënie të ngushta me Venezuelën e Nicolás Maduro-s, e cila raportohet se garantonte rreth 30% të naftës së Kubës në këmbim të mjekëve dhe personelit shëndetësor. Me largimin e Maduro-s, Havana mund të përballet me vështirësi serioze nëse furnizimi me naftë ndërpritet. Trump sugjeroi të dielën se ndërhyrja ushtarake amerikane atje mund të mos ishte e nevojshme, sepse Kuba sipas tij, është gati të rrëzohet vetë.
Top Channel