Barcelona i bën bllokadë Napolit, Hansi Flick tundon mesfushorin gjerman të Bayernit

06/01/2026 12:54

Ëndrra e Napolit për të siguruar shërbimet e Leon Goretzkës rrezikon të përplaset me “murin” e Barcelonës, në një skenar që kujton rastin e Joao Cancelos te Interi.

Klubi italian ka hedhur hapa konkretë për mesfushorin gjerman, kontrata e të cilit me Bayern Munich përfundon në fund të sezonit dhe që ka vendosur të mos rinovojë.

Sipas Sky Germany, Napoli i ka paraqitur tashmë Goretzkës një ofertë të rëndësishme kontraktuale. Megjithatë, lojtari ka vendosur t’i pezullojë të gjitha propozimet, përfshirë ato nga Serie A dhe Premier League. Arsyeja lidhet drejtpërdrejt me Hansi Flick, trajnerin me të cilin Goretzka ka ndarë suksese te Bayern Munich dhe me të cilin dëshiron të ribashkohet te Barcelona.

Mesfushori gjerman i ka dhënë përparësi një transferimi në La Liga dhe është i gatshëm të presë deri në fund për një sinjal nga katalanasit. Megjithatë, Barcelona aktualisht ka prioritete të tjera në merkato dhe nuk e sheh si urgjente afrimin e një mesfushori të ri, çka mban ende të hapura shpresat e Napolit.

Nëse Barça nuk arrin të krijojë hapësira në repartin e mesfushës, Napoli mbetet në “pole position” për të përfituar nga situata dhe për të siguruar një nga transferimet më prestigjioze të verës 2026.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB