Spalletti: Përqafimi për Davidin? Është e drejtë t’i tregojmë se sa miq ka në dhomën e zhveshjes
Ylli i Rangers, Dujon Sterling, është arrestuar dhe është akuzuar për shkelje të trafikut rrugor, pas një aksidenti me makinë vetëm pak orë pas fitores 3-1 të skuadrës së tij ndaj Celtic në Parkhead.
Mbrojtësi 26-vjeçar, që ishte një nga lojtarët më të spikatur në ndeshjen dramatike të së shtunës, nuk u lëndua në aksidentin që ndodhi në zonën Cowcaddens të Glasgow, në orët e hershme të së dielës. Policia ka bërë të ditur se Sterling do të paraqitet në gjykatë në një datë të mëvonshme.
Një zëdhënës i Policisë së Skocisë tha: “Rreth orës 01:25 të mëngjesit të së dielës, më 4 janar 2026, policia mori një njoftim për një aksident me një makinë në West Graham Street, Glasgow. Nuk ka pasur të lënduar. Drejtuesi i mjetit, një 26-vjeçar, është arrestuar dhe akuzuar për shkelje të trafikut rrugor.”
Menjëherë pas ndeshjes, Sterling nuk i kursye batutat ndaj trajnerit të Celtic, Wilfried Nancy, që është nën presion. Ai postoi në Instagram një grafik të ngjashëm me atë që Nancy kishte përdorur muajin e kaluar në Twitter – një diagramë Venn me dy kategori “gjërat që kanë rëndësi” dhe “gjërat që mund të kontrollosh” – duke bërë tifozët të qeshin dhe ta lavdëronin për ironinë e tij.
Tifozët e Rangers reaguan me entuziazëm ndaj postimit, duke shkruar mesazhe si: “Dujon Sterling. Je hero im.” dhe “Sensacional, Sterling në Insta!”.
Rangers nuk ka bërë ende koment zyrtar për ngjarjen e aksidentit.
Top Channel