Inter, Massimo Morati ‘hedh helm’ mbi Inzaghin: Një imitim i shëmtuar i Mourinhos, u largua shumë keq
Ngjarja ndodhi pas humbjes së rëndë 4-1 ndaj Celtës në Vigo
Valencia u poshtërua 4-1 në Vigo nga Celta dhe tifozët i bën ekipit një “pritje” goxha të ngrohtë. Situata u përshkallëzua shpejt dhe tifozët e zemëruar sulmuan autobusin e ekipit me sende, që ndodhin aty, duke thyer xhamat. “Lakuriqët e natës” po kalojnë një sezon zhgënjyes dhe janë në zonën e rënies nga kategoria, një fakt që bëri që edhe tifozët të shpërthenin.
Valencianët menjëherë lëshuan një deklaratë duke dënuar incidentet: “Valencia dëshiron të shprehë mirëkuptimin e saj për zhgënjimin e tifozëve tanë. Megjithatë, klubi shpreh keqardhje të thellë për incidentin që ndodhi me mbërritjen e ekipit në aeroport, i cili rezultoi në thyerjen e njërit prej dritareve të autobusit. Akte të tilla dhune mund të shkaktojnë dëmtime fizike ndaj lojtarëve ose anëtarëve të stafit teknik. Valencia dënon fuqimisht të gjitha format e dhunës.”
Top Channel