Starmer kundër Trump/ “Groenlanda”, pas presionit amerikan kryeministri britanik del në krah të Danimarkës

05/01/2026 19:44

Ndryshe nga Venezuela, kryeministri britanik është prononcuar qartazi pro Groenlandës këtij territori gjysmë autonom i cili administrohet nga Mbretëri e Danimarkës, vend i Bashkimit Evropian, pas kërcënimeve të presidentit amerikan për marrjen e këtij territori nën kontrollin  hipotetik amerikan.

Ngulja haptazi e flamurit britanik në kampin danez për Groenlandën, ndryshon kur vjen puna tek reagimi britanik për Venezuelën. Edhe pse një njeri i ligjit i cili flet për respektimin e ligjit ndërkombëtar, dukshëm Starmer po refuzon të shprehet  nëse Trump ka shkelur ligjet ndërkombëtare, duke iu referuar Venzuelës si një “tablo e komplikuar”.

Qartazi Starmer nuk dëshiron ta zgjoj ariun, pasi në optikën e tij nuk është në interesin strategjik të Britanisë  qe te shkaktoj probleme me amerikanët apo te flas haptazi kundër presidentit Traup, i cili mund ta konsideroj qëndrimin e britanikëve fyes, Starmer  ndodhet ne një pozite mjaft të vështirë  për çështjen e Venezuelës, pasi dalja kundër amerikanëve do rrezikonte së tepërmi paqen në Ukrainë në një jave mjaft kritike për paqen e cila është shume më pranë së kurrë. E nëse Trump, do vihej në shënjestër, ndoshta Ukraina do e kishte shumë më të vështirë e Rusia shumë më të lehtë vazhdimin e luftës dhe justifikimin e shkeljes së ligjeve ndërkombëtare.

Përveç risqeve gjeostragjike, ka edhe konsiderata të brendshme që Britani po i shmanget  përplasjes me presidentin e paparashikueshëm amerikan i cili po aplikon një doktrinë të qartë të ndarjes së sferave të influencës përmes forcës e cila gjithnjë është e drejtë. Britania ka interesa të mëdha ekonomike në bashkëpunimin tregtar me Shtetet e Bashkuara pas marrëveshjes preferenciale pas sagës së tarifave qe administrata amerikane aplikoje me shume vende të fuqishme dhe jo vetëm, vitin e kaluar.

Qofte edhe kjo konsideratë britanike, e justifikon qëndrimin zyrtar britanik, përkundër presioneve politike  pa kosto nga qarqe të ndryshme politike në Britani, apo nga majtistët e ekstremit në partinë e tij Laburiste, të njohur për pacifizmin e tyre shpesh utopik. Britania mbetet një urre mjaft e rëndësishme në mos më e rëndësishmja e komunikimit efektiv të Evropës dhe pjesëve të tjera të botes me Shtëpinë e Bardhe te Donald Trump, urre që nuk guxon dhe ka luksin ta shembi, qoftë për interesat e ngushta britanike ashtu edhe të paqes më gjerë në bote e cila tashmë është e përmbysur kokëposhtë nga administrata amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB