Si skenë filmi/ I riu grabit taksistin që e çoi nga Tirana në Fushë-Krujë, më pas nën kërcënimin e armës vjedh edhe dy karburante Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Metës iu rrëzua sërish kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha në deklaratë për mediat se Meta nuk mund të lërë dot garanci pasurore për të dalë nga qelia sepse, sipas tij “nuk disponon pasuri”.
Cakrani shtoi se ka qenë vetë i gatshëm që të ofrojë nga pronat e tij në mënyrë që të përmbushet ky kriter.
“Nuk mund të mbahet Meta në paraburgim. Ai paraqitet në çdo seancë dhe shkaqet për zvarritje janë të gjykatës. Zvarritja e procesit gjyqësor duhet të shikohet nga prokuroria dhe gjykata. Besoj te gjykata, menduam që do nisej viti mbarë duke dhënë një të drejtë ligjore te vijonte gjykimi në gjendje të lirë.
Meta nuk i beson këto zëvendësimet. Nuk kishte asnjë bazë ligjore se përse duhej rrëzuar kërkesa. Kemi bërë kallëzim penal ndaj drejtorit të burgjeve. Jemi në betejë dhe këtë betejë do e fitojmë“-u shpreh avokati.
Top Channel