Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Të hënën, në proces numërimi janë votat me postë të diasporës. Votat e diasporësqë janë dorëzuar në kutitë postare jashtë vendit kanë arritur në QNR këtë të hënë dhe numërimi i tyre pritet të nis po sot.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, paralelisht do të zhvillohet edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Këto procese, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, synon që brenda javës t’i përfundojë, e pastaj është periudha kur subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatën Supreme.

Kësisoj, KQZ planifikon që para 19 janarit të shpallë rezultatet përfundimtare.

Sipas rezultateve të deri tanishme, kur janë numëruar votat e qytetarëve që votuan brenda vendit, votat e diasporës në përfaqësi diplomatike dhe një pjesë e atyre me postë, Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit me mbi 50%, pasohet nga PDK me 20.47%, LDK me 13,36% dhe AAK me 5.55%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB