Lideri i PD-së, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK për masën “Detyrim Paraqitje”.
Pasi doli nga SPAK, ai foli për mediat, ku u ndal te arrestimi i Nicolas Maduros, duke u ndalë te arrestimi i Nicolas Maduros, duke e lidhur me pushtetin e Edi Ramës.
“Nëse flet për votë, Edi Rama zhvillon farsë elektorale njësoj si Maduro. Një nga shkaqet që Maduro u arrestua ishte fakti që ai nuk zhvillon zgjedhje. Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje. Zhvillon farsë elektorale. Nëse KE-ja, institucioni i themeluar mbi parimin e zgjedhjeve të lira, thotë që Shqipëria zhvilloi farsë elektorale. Berisha ka deklaruar që me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. E kam përshëndetur arrestimin e Maduros si një fitore për njerëzit e lirë në Shqipëri dhe në Botë. Nuk kam deklaruar që forcat Delta do të arrestojnë Edi Ramën. Siç u përmbysën diktaturat në Bangladesh, në Nepal, në Sri Lanka, do përmbyset edhe këtu. Një diktator më pak është lehtësim për ne”, tha ndër të tjera Berisha.
Top Channel