Scott McTominay sipërmarrës; pasuri mbi 6 milionë euro në kompanitë e tij në Britani
Nigeria mundi Mozambikun me rezultatin 4-0 dhe kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Afrikës. Por e vetmja notë negative e kësaj mbrëmjeje ishte zënka mes dy shokëve të skuadrës, Ademola Lookman dhe Victor Osimhen.
E gjithë kjo ndodhi gjatë ekzekutimit të një goditje këndi kur Nigeria e kishte siguruar fitoren e ndeshjesa. Në atë moment ish sulmuesi i Napolit u zemërua me anjë shok skuadre i cili nuk i pasoi topin.
Lookman ndërhyri për të fashitur zënkën, por në atë pikë Osimhen iu kthye sulmuesit të Atalantës duke i bërtitur dhe duke i mbyllur gojën.
Futbollistët e tjerë e larguan, trajneri Chelle e kuptoi menjëherë situatën dhe një minutë më vonë e zëvendësoi osimhen. Në momentin e daljes nga fusha, qendërsulmuesi i galatasaray u shoqërua nga fërshëllimat e të pranishmëbve në stadium.
Top Channel