AAPSK vendos në përdorim të QSUT dhe spitaleve rajonale publike pajisjet e sekuestruara në një spital privat
Tensionet mjek–pacient dhe shpesh mungesa e besimit nga ana e pacientit e kanë futur në krizë marrëdhënien ndërmjet tyre. Për vitin 2026 Urdhri i Mjekut ka gati një dokument strategjik për të përmirësuar imazhin e mjekut te qytetarët.
“Është fakt tani që ka një krizë në marrëdhënien mjek–pacient”, u shpreh presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dritan Trepça.
Urdhri i Mjekut është përgjegjës për standardet profesionale të shërbimit shëndetësor që ofrohet nga mjekët, për etikën dhe sigurinë e pacientit.
Në dokumentin strategjik parashikohet edhe frenimi i largimit të mjekëve nga Shqipëria, fenomen ky që po ndodh në shumë vende në Europë dhe jo vetëm.
Sipas presidentit të Urdhrit, dr. Dritan Trepça, ka indicie të kthimit të mjekëve të rinj për të ofruar shërbim në Shqipëri.
“Migrimi nuk ndalet vetëm me rritje të pagave. Mjekët duan siguri në vendin e punës, dinjitet profesional, ku të ndihen të mbrojtur e të respektuar. Platforma jonë synon krijimin e këtij ambienti”, u shpreh presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dritan Trepça.
Plani strategjik, thekson dr. Trepça, është kontratë morale me mjekët dhe qytetarët, ku në fokus është ulja e konflikteve, rritja e besimit dhe transparencë më e madhe.
Top Channel