Spalletti: Përqafimi për Davidin? Është e drejtë t’i tregojmë se sa miq ka në dhomën e zhveshjes
Fabio Capello nuk ka kursyer kritikat ndaj sistemit të arbitrazhit dhe përdorimit të VAR-it.
Në një intervistë të gjatë për gazetën spanjolle Marca, ish-trajneri i Milanit, Romës, Juventusit dhe Real Madridit nuk ka kursyer fjalët për menaxhimin aktual të teknologjisë VAR dhe për skandalin e Negreira-s në Spanjë, duke e krahasuar me Calciopoli në Itali.
“VAR-i? Një kastë e mbyllur,” tha Capello, duke shtuar se arbitrat janë si një “mafia” që nuk dëshirojnë të llogarisin në ish-lojtarë për të ndihmuar në vendimet teknologjike.
“Shumë herë marrin vendime të gabuara sepse nuk kanë luajtur kurrë futboll. Një lojtar preket në fytyrë, bie, dhe arbitri gjobit – por pse? Kjo më çmend,” shprehet ish-trajneri.
Zgjidhja për Capello është e thjeshtë: “Vendosni dikë atje, një ish-lojtar ose ish-trajner, që t’i thotë arbitrit: ‘Nuk më duket penallti.’ Së bashku me UEFA-n kemi analizuar 20 penallti të dhëna: kur i rishikuan ish-lojtarë dhe trajnerë, vetëm 6 ishin reale, 14 jo.”
Capello komentoi edhe skandalin e Negreira-s, ku Barcelona akuzohet se ka paguar ish-nënkryetarin e Komitetit Teknik të Arbitrave spanjollë. Ai rikujtoi fitoret e tij në La Liga me Real Madridin në ato vite, duke thënë me ironi: “U përpoqën të na ndalonin, por nuk ia dolën… Fitova kundër të gjithëve! Pas kësaj, fitimi ka edhe më shumë vlerë.”
Ish-trajneri italian nuk kurseu krahasimin me drejtësinë sportive në Itali dhe vendimet e Calciopoli-t të vitit 2006: “Juventus nuk pagoi arbitrat dhe megjithatë u dërgua në Serie B. Në Spanjë me Negreira-n nuk ndodhi asgjë. Në Itali, veprojmë.”
Top Channel