Është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje.

Bëhet fjalë për shtetasin Ardit Miha, i lindur në Bulqizë, i cili akuzohet për një ngjarje të ndodhur në Durrës.

Ekstradimi u realizua si rezultat i bashkëpunimit operacional mes Drejtorisë së Interpolit në Shqipëri dhe autoriteteve homologe në Athinë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2024, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sipas akuzës, mbrëmjen e datës 6 tetor 2022, për motive të dobëta, ai ka plagosur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. F., në lagjen nr. 13, zona e njohur si “Plazh”, në Durrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB