Drama e Kevin Kampl; largohet nga Leipzig për t’u kujdesur për familjen: Vëllai im ndërroi jetë, babai është keq; kthehem në shtëpi

05/01/2026 10:25

Për Kevin Kampl, 35 vjeç dhe mesfushor i Leipzig, erdhi momenti të thotë ‘mjaft’ në futboll thuajse në mënyrë përfundimtare. Por kjo e sllovenit nuk është një lamtumirë si e të gjithë futbollistëve të tjerë, pasi ai ka vendosur të zgjidhë kontratën me skuadrën gjermane jo për shkak të moshës, por për një zgjedhje zemre; të kthehet në shtëpi dhe t’i qëndrojë pranë familjes e goditur nga nga një dramë e dyfishtë

Zia dhe sëmundja: ‘Koha është e çmuar’. Gjithçka ndryshoi tetorin e kaluar me ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të vëllait të tij Seki. Ishte kjo një goditje e rëndë që u bë akoma më e rëndë në javët në vazhdim për shkak të sëmundjes së babait të tij. I gjendur mes këtyre dhimbjeve të forta, Kampl nuk pati dyshime. ‘Humbja e papritur e vëllait tim më bëri të kuptoj sa e çmuar është koha dhe sa e rëndësishme është ta kalosh me personat më të dashur-shkruante Kampl në një mesazh për tifozët-pas gjithë këtyre vitëve kuptova se ka ardhur momenti të kthehem në shtëpi, edhe sepse babai im nuk është mirë me shëndet. Është koha që nuk do të kthehet më’

Lamtumira e një lideri. Lepzig e kuptoi anën njerëzore të kërkesës së futbollistit duke pranuar zgjidhjen e parakohshme të kontratës që do të vijë në fund të muajit. Kampl largohet pas një dekade si protagonist; i ardhur në 2017, Kampl ka zhvilluar 283 ndeshje me 13 gola të shënuar dhe 23 asiste me Leipzig duke fituar 2 Kupa të Gjermanisë dhe një Superkupë gjermane e për më tëpër ka arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve

Marcel Schäfer, Shefi ekzekutiv i klubit e përshëndeti duke e nderuar: ‘Vendimi i tij për t’u përqendruar te familja meriton respektin maksimal dhe vë në dukje karakterin e shkëlqyer të tij-tha ai

Përshëndetjen e fundit me publikun Kampl do ta bëjë në 17 janar në ndeshjen e madhe me Bayernin e Mynihut. Për ardhmen, Kampl e lë gjysmë të hapur portën,por pranon: ‘A do të kthehem në fushë një ditë? Për momentin duket jo realiste në mënyrë absolute-është shprehur ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB