“Do të garantoj paqen në vend”/ E betuar si presidente e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez: Maduro dhe Cilia Flores janë heronj

05/01/2026 20:52

Delcy Rodríguez është betuar zyrtarisht si presidente e përkohshme e Venezuelës pas arrestimit të Maduros.

Ajo u betua nga vëllai i saj, Jorge Rodríguez, i cili mban postin e presidentit të Asamblesë Kombëtare të vendit.

Gjatë ceremonisë, Rodríguez deklaroi se erdhi për të bërë betimin e detyrës “me dhimbje për shkak të vuajtjeve që i janë shkaktuar popullit venezuelian pas një agresioni ushtarak të paligjshëm kundër atdheut të tyre”.

Ajo iu referua Nicolás Maduros dhe gruas së tij si “dy heronj” dhe u zotua të garantonte paqen në vend, si edhe “qetësinë shpirtërore të popullit, stabilitetin ekonomik dhe qetësinë sociale”.

56-vjeçarja është një aleate e ngushtë e Maduros dhe ka shërbyer si nënkryetare e Venezuelës që nga viti 2018. Ajo ka mbajtur gjithashtu poste të rëndësishme, përfshirë atë të ministres së Ekonomisë dhe Financave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB