Nuk ka një restorant, nuk ka logo të shndritshme, por klientët e tij kanë një vlerë merkatoje prej qindra milionë eurosh. Giorgio Barone, 51 vjecari sard është ‘shefi hije’ i futbollistëve.

Nga Torino i Cristiano Ronaldos te Jeddah i Theo Hernandez, Barone hyn në vilat e blinduara të kampionëve për t’u kujdesur për aspektin më delikat të performancës së tyre; ushqimin

Gjithcka nisi me Boateang. Karriera e Barones ndryshoi totalisht në verën e 2016 mes jahteve të Costa Smeralda. ‘Aty njoha Kevin Prince Boateng-tregon Barone për të përditshmen ‘La Stampa’-i vlerësoi pjatat e mia dhe më kërkoi ta ndiqja në Las Palmas. Kevin duhej të ishte italian’. Ajo që i bëri përshtypje Boateng, ishte menaxhimi i konsumimit të makaronave, një tabu e vërtetë për shumë sportistë. ‘Prince i pëlqen të konsumojë makarona të paktën 3-4 herë në javë-zbulon Barone-në këtë rast përpiqem të kufizoj sasinë dhe ndoshta në karbohidrate, të kenë proteinë, kështu pjata bilancohet’. Ndërsa për dietën e bashkëshortes së Boateng në atë kohë, Melissa, ai tha me tone shakaje: ‘Bashkëshortet e futbollistëve mbajnë gjithnjë dietë’

Dy vjet me Cristiano Ronaldon: Një shkencëtar. Hapin e madh përfundimtar të karrierës ai e bëri pas telefonatës së Cristiano Ronaldos, kur portugezi ishte pjesë e Juventusit. Një raport i blinduar nga paktet për rezervimin, por nga i cili Barone mund të zbulojë qasjen profesionale. ‘Ushqehej si një shkencëtar; lexonte që të informohej dhe pastaj bisedonte me mua për të përcaktuar menunë-tregon Barone-nuk kishte nevojë për një nutricionist’. Disiplina e yllit portugez është legjendare. ‘Kthehej nga stërvitja, konsumonte vaktin, pushonte dhe stërvitej sërish. Nuk kam parë kurrë një person kaq të vëmendshëm kundrejt përgatitjes fizike-shton Giorgio Barone-përjashtimet ishin diçka e rralle, por ishte xheloz për tiramisunë time vegane’

Sekretet e menusë; jo sheqer dhe ‘vesi’ i natës. Giorgio Barone vë në duke edhe një diferencë leksikore të rëndësishme përsa i përket dietës. ‘Dietën e mban ai që duhet të dobësohet apo ka probleme shëndeti. Unë e quaj ushqim, që është pak ndryshe-thotë Barone në mbretërinë e të cilit, sheqeri është rreptësisht i ndaluar. ‘Në 95% të kuzhinës sim, nuk ka sheqer, një ingredient që nuk e përdor as për ëmbëlsirë. Tiramisunë e përgatis pa bulmet e vezë’-tregon më tej Barone

Në tryezën e kampionëve mes të cilëve edhe të Buffon, Jovetic e Pavard, përfundojnë puretë, kremërat me perime, shumë mish viçi dhe peshq të të gjitha llojeve. Por është një gabim që i bën bashkë të gjithë futbollistët dhe që është i vështirë për t’u korrigjuar për shkak të orarit të ndeshjeve

‘Defekti i vetëm në stilin e jetës është ai i të darkuarit dhe të fjeturit shumë vonë-tha Giorgio Barone-është gjëja më e gabuar që mund të ndodhë. Idealja është që të darkosh në orën 20:00 dhe të flesh në 23:00. Sa më vonë të ndodhë kjo aq më keq është për organizmin tonë’

Tani Giorgio Barone ndjek Theo Hernandez në Arabinë Saudite duke u përshtatur me shijet e vëllezërve francezë. ‘Lucas nuk e ha djathin, ndërsa Theo është llups për makarona’. Një ves që është e qartë se Barone di ta menaxhojë mjaft mirë për të mbajtur kampionët në formë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB