Artizania e Durrësit prezanton punimet e saj me dorë, i reziston “sulmit” të mallrave kineze

05/01/2026 12:32

Edhe pse janë ditët e para të vitit, qendra e Durrësit po i rikthehet dalëngadalë gjallërisë.

Mes kalimtarëve dhe stendave artizanale, Manushaqe Arifaj prezanton punimet e saj me rruaza, qëndisma dhe nyje. Një punë e ndërtuar me përkushtim dhe pasion. Punimet që ekspozon nuk janë thjesht objekte dekorative. Ato janë prodhime të punës me dorë, ku çdo detaj kërkon kohë dhe durim.

Për Manushaqen, çdo punim është unik. Një nga teknikat që e karakterizon punën e saj është makramé.

Edhe në ditët e para të vitit, ajo zgjedh të jetë në shesh me punimet e saj plot ngjyra dhe finesë.

Në një treg ku prodhimi masiv i importit mbizotëron, artizanati është një zgjedhje sfiduese, që kërkon këmbëngulje dhe besim. Por porositë dhe interesi në rritje janë tregues se punimet artizanale po vlerësohen gjithnjë e më shumë, brenda dhe jashtë vendit.

Mes traditës dhe ndryshimit të shpejtë që sjell teknologjia, Manushaqe Arifaj vazhdon të sjellë, bashkë me artizane të tjera, vlerën e punës me dorë, që mbetet pjesë e trashëgimisë dhe identitetit tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB