I shiti KGB-së emrat e agjentëve të CIA-s, vdes në burg ish-spiuni amerikan që mori 2.5 milionë dollarë nga rusët
Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, u shfaq “i vendosur” dhe “i sigurt” gjatë paraqitjes së tij në një gjykatë në Nju Jork, sipas raportimeve të gazetares së CNN, e cila ishte e pranishme në sallën e gjyqit.
“Maduro ishte i vendosur. Ishte i sigurt. Zëri i tij ishte i lartë dhe i qartë, dhe ai ishte mjaft i kujdesshëm me çdo fjalë që thoshte,” tha Coates.
Ajo shtoi se Maduro kishte për qëllim të përshkruante atë që ai e perceptonte si një poshtërim të shtuar, largimin nga shtëpia e tij dhe kapjen e tij, duke e cilësuar veten si një “rob lufte”.
Maduro foli me shumë besim, duke shtuar se majat e gishtërave të tij preknin tavolinën përpara tij gjatë gjithë seancës. Ai gjithashtu mori “shënime të shumta” gjatë intervistës, raportoi Coates.
Ndërkohë, gruaja e Maduros, Cilia Flores, u duk e lënduar. Ajo lëkundej dhe ulte kokën herë pas here, siç raportoi Omar Jimenez i CNN. Maduro vetë, dukej gjithashtu i lënduar, duke u munduar të ulej dhe ngrihej në këmbë në disa momente, shtuan të dy gazetarët.
Top Channel