Talenti më i fundit i Bayernit të Mynihut, Lennart Karl po mendon që tani për një të ardhme jashtë Gjermanisë. Mesfushori 17 vjecar që është lojytari më i ri në historinë e Bayernit që shënon në ndeshje të Ligës së Kampioneve, ka bërë që të shpërthejnë kritikat dhe të ngrihen dyshime për të teksa pranoi se ëndërronte të luante për Realin e Madridit.

Gjatë një sesioni me pyetje-përgjigje në një takim me tifozët, një vizitë tradicionale për Vit të Ri për lojtarët e klubit bavarez, Karl u pyet nëse kishte ndonjë klub ëndrrash përvec Bayernit.

Bayerni është një klub shumë, shumë i madh dhe është një ëndërr të luash aty, por një ditë do të më pëlqente të shkoja te Reali i Madridit. Është klubi i ëndrrave të mia, por kjo të mbetet mes nesh-ishin fjalët e Lennart Karl mes të qeshurave të tifozëve të Bayernit të pranishëm-por padyshim që Bayerni është diçka shumë, shumë speciale dhe është një klub shumë, shumë argëtues’.

Por ndërsa tifozët e pranishëm mes publikut në atë event duket se i morën me humor deklaratat e Karl, në rrjetet sociale, mesfushori u desh të përballet me kritika nga tifozët e Bayernit që vunë në dyshim besnikërinë e tij ndaj klubit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB