Tifozët e Valencias të nxehur pas humbjes me Celta Vigon, shkatërrojnë autobusin e ekipit
‘Theo Hernandez më ndryshoi jetën’. Zoe Cristofoli, partnerja e mbrojtësit francez që aktualisht është te Al Hilal shprehu të gjithë dashurinë dhe mirënjohjen ndaj njeriut me të cilin ka dy fëmije dhe që e dashuron thellësisht. Influencerja 29 vjeçare në një intervistë të gjatë në podcastin ‘One More Time’ ka folur hapur për të kaluarën e saj të vështirë, kur arriti sa të mos kishte të ardhura as për të blerë një biletë autobusi dhe për jetën aktuale të saj.
Tani Zoe ka më shumë se 1 milion ndjekës në rrjetet sociale, shumë tatuazhe që i kanë mbuluar trupin, bën modelen, është shfaqur në disa video muzikore dhe në mbrëmje të caktuara bën edhe DJ
Përpara se të dashurohej me Theo Hernandez, ajo ka pasur disa flirte në botën e spektaklit, ka qenë Andrea Ceruioli, me portierin e Frosinone Francesco Bordi, me Luca Danese, me Fabrizio Corona. Por nga viti 2020, sytë e saj janë vetëm për Theo Hernandez. Por në fillim raporti i tyre nuk ishte shumë i lehtë.
‘Jemi njohur në një ditëlindje-tregon Zoe Cristofoli teksa foli për takimin e parë me Theo Hernandez-fshihej pas një kapeleje, nuk e dija kush ishte. Më pas më shkroi ne rrjetet sociale, e kuptova kush ishte dhe menjëherë mendova: ‘Eh, një tjetër kështu’.
Por në fakt, kjo u shndërrua në dicka tjetër, Zoe dhe Theo nuk janë ndarë më përvec një pauze të shkurtër në 2021.
‘Nisa të frekuentohesha me të pa pasur pritshmëri. Nuk e mendoja kurrë se ai do të ishte bërë babai i fëmijëve të mi’-vijon rrëfimi i Zoe Cristofoli. Theo Junior lindi në 7 prill 2022, ndërsa në prill të 2025 erdhi në jetë Cloe Marie. Por raporti mes influenceres dhe futbollistit në fillim nuk ishte fushë me lule.
‘Ndonjëherë sillej keq dhe ndonjëherë zhdukej-tregon Zoe-unë nuk mund të shkelja dinjitetin tim për të qenë në lidhje me një të famshëm. Por ai arriti të më fitojë’.
Dhe Zoe nuk e fsheh se sa i rëndësishëm ka qenë Theo Hernandez për të. ‘Më ndryshoi jetën-pranoi ajo, një raport i bukur dhe i shëndetshëm që është krejtësisht e kundërta e atij me të cilin Zoe Cristofoli është rritur: ‘E kam vuajtur shumë ndarjen e prindërve të mi-tha ajo-ende nuk e di se çfarë ndodhi. Mendoja se isha unë shkaku. Isha në mes të rrugës, mendoja se isha m…. Kujtoj shumë pak gjëra nga fëmijëria ime’
Një periudhë që në fillim ishte e bukur dhe plot dashuri derisa ndryshoi gjithçka. ‘Nuk kisha vëmendjen e prindërve të mi, nuk kisha asgjë-vijon Zoe-për mua kështu ishte. Kjo më mbylli në aspektin karakterial, por tani dua të qëndroj me njerëz’
Pas ndarjes së prindërve, Zoe ka përjetuar një periudhë të vështirë. ‘Nënën time nuk e shihja kurrë, për mua ajo shkoi të punojë në fabrikë-rrëfen 29 vjeçarja-në shtëpi nuk kishim para as për autobusin. Gjithnjë kam ndjerë turp për veten. Në shkollë nuk kisha libra, nuk mund t’i blija’
Dhe kështu Zoe nisi të rebelohej: ‘Të paktën nuk thoja që nuk kishim para. Nisa të punoj në moshën 14 vjeçare e madje edhe u diplomova’-tregon Zoe që thotë gjithashtu se raporti me nënën e saj është përmirësuar edhe pse nuk e përqafon kurrë. ‘Më thotë që është më e zonja si gjyshe se si nënë-tregon Zoe-nuk kemi një dialog të vërtetë dhe ndonëse fëmijët e mi janë ende të vegjël, e kuptoj sa e rëndësishme është të komunikosh me fëmijët’.
Top Channel