Vedat Muriqi e nisi vitin 2026 ashtu sic di ai, duke shënuar gol. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës la gjurmën e tij me skuadrën e Mallorcës në ndeshjen e saj të parë për vitin e ri në kampionatin spanjoll, por për fat të keq nuk i shërbeu skuadrës së tij në përballjen me Gironën.

Në fakt Mallorca nuk mundi dot të evitojë humbjen në fushën e saj  ndaj skuadrës katalanase me rezultatin 2-1, një rezultat ky që ndez luftën për mbijetesë në Ligën Spanjolle.

Vedat Muriqi e shënoi golin e tij me një penallti të fituar në minutat e fundit të ndeshjes duke shkurtuar rezultatin në 1-2 teksa më parë për Gironën kishin shënuar Tsyganov dhe Vanat.

Pas kësaj ndeshjeje si Mallorca dhe Girona janë me 18 pikë po aq sa edhe Real Sociedad, ndërkohë që pas tyre është Valencia me 2 pikë në zonën e ftohtë rë rënies nga kategoria.

Shiko këtu golin e Vedat Muriqit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB