Abuzoi seksualisht me një nxënës që mori në kujdestari, arrestohet mësuesja 49-vjeçare në Florida
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka konfirmuar se gjashtë shtetas italianë kanë humbur jetën në zjarrin tragjik që përfshiu klubin e natës “Le Constellation” në Crans-Montana të Zvicrës, gjatë festimeve të natës së ndërrimit të viteve.
“Fatkeqësisht viktimat italiane janë gjashtë dhe të gjitha janë të konfirmuara”, deklaroi Tajani, duke njoftuar se trupat e pajetë do të transportohen drejt Italisë me një avion ushtarak.
Ai shtoi se të plagosurit po kthehen gradualisht në Itali për trajtim, ku tre prej tyre do të dërgohen në spitalin Niguarda në Milano dhe një tjetër në Torino.
Fillimisht autoritetet zvicerane raportuan katër viktima italiane, por më pas u konfirmuan edhe dy të tjerë. Identifikimi është bërë përmes analizës së ADN-së, për shkak të dëmtimeve të rënda të trupave.
Mediat e huaja raportojnë se gjashtë të rinjtë italianë që humbën jetën janë, Giovanni Tamburi, 16 vjeç, nga Bologna, Achille Barosi, 16 vjeç, nga Milano, Emanuele Galeppini, 17 vjeç, nga Genova, rezident në Dubai, Chiara Costanzo, Riccardo Minghetti dhe Sofia Prosperi, 15 vjeçe, nga Ticino (me origjinë romane).
Familjarët u mbajtën të informuar nga autoritetet dhe u asistuan nga ekipe të specializuara me mbështetje psikologjike.
Sofia Prosperi, 15 vjeçe, po festonte Vitin e Ri në klub së bashku me shoqet, kur zjarri shpërtheu në ambientin nëntokësor. Ajo u identifikua pasi u pa në videot e regjistruara nga të rinjtë pak para përhapjes së flakëve. Ndërsa babai i Riccardo Minghettit kaloi ditë të tëra duke kërkuar djalin në spitalet zvicerane, me shpresën se ai mund të ishte mes të plagosurve të paidentifikuar.
Analizat e ADN-së konfirmuan fatin tragjik të tij. Tajani konfirmoi se Farnesina do të koordinojë transportimin e trupave drejt Italisë dhe do të vazhdojë të mbështesë familjet e viktimave. Autoritetet zvicerane po vazhdojnë hetimet për shkaqet e zjarrit, i cili u përhap me shpejtësi brenda lokalit gjatë momenteve festive.
Top Channel