Atletikë/ Armand Duplantis: Mund të kaloj 6.40 m, me materiale më të mira. Pse më quajnë Mondo? Ia detyroj Italisë…
Lara Colturi nuk ia del dot të përfundojë garimin e saj në disiplinën e slalomit në ndalesën e Kranjska Gora të Sllovenisë në Kupën e Botës në Skitë Alpine.
Skiatorja 19 vjeçare e Shqipërisë pësoi një rrëzim në zbritjen e parë të kësaj gare duke e mbyllur përpara kohe atë dhe si pasojë nuk u kualifikua për në zbritjen e dytë të garës.
Rrëzimi i Colturit ndodhi pas sektorit të parë të garimit, me 19 vjeçaren që mësohet se përpara garës nuk ka qenë në formën më të mirë për shkak të gjendjes gripale, që ndoshta mund të ketë ndikuar në këtë paraqitje të saj në këtë garim.
Ky skualifikim do të thotë që Lara Colturi nuk do të marrë pikë për renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Përpara garës të kësaj të diele, skiatorja kuqezi e shihte veten në vendin e 6 në klasifikim me 402 pikë të grumbulluara.
Top Channel