“Shqipëria Bëhet”, protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Një diktator matanë oqeanit ra, bota është më e lirë

04/01/2026 13:14

Protesta e organizuar nga kreu i partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, po zhvillohet këtë të diel para Kryeministrisë.

Lapajt i janë bashkuar edhe mbështetësit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Adriatik Lapaj tha se sot është dita e “28-të  e qëndresës qytetare kundër hajdutërisë”. Lapaj tha për arrestimin e Maduros se një “diktator matanë oqeanit ra dhe bota është më e lirë”.

“Sot jemi në ditën e 28 të qëndresës qytetare kundër hajdutërisë. Sot bota është më e lirë, sepse një diktator matanë oqeanit ra dhe një autokrat na ka përballë. Kjo është një përballje me hajdutët, ndaj edhe një sikur të qëndrojë është një rrugë e drejtë. Jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të na sjellë ujë, jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të vendosur rend dhe ligj, a kemi sot rend dhe ligj?

Jemi përballë atij që erdhi në pushtet se do luftonte krimin dhe drogën, a kemi sot krim dhe drogë? Erdhi në pushtet për të luftuar korrupsionin. Jemi sot ne vendi më i korruptuar apo jo? Jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e njeriut më të korruptuar në Evropë” ,tha Lapaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB