Libri dhe dy autorët më të mirë të 2025, studiuesja Alda Bardhyli: Kultura shqiptare në vitin 2026 hyn në një fazë vendimtare Prej afro katër dekadash, 55-vjeçarja Vera Jaupaj i ka dhënë formë hekurit duke e kthyer atë në art dhe funksionalitet.
Saldatorja nga Patosi është një nga gratë e pakta në Shqipëri që ushtron këtë profesion të vështirë, duke punuar ndër vite në disa nga sektorët më të rëndësishëm të industrisë së naftës.
Pasioni për saldimin e ka shoqëruar që në moshë shumë të re. Pas përfundimit të shkollës profesionale në Kuçovë, vetëm 16 vjeçe, Vera nisi punë në një ndërmarrje ku prodhoheshin pajisje për industrinë e naftës, një sektor që kërkonte profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë.
“Atëherë shkollat profesionale kishin prioritet. Unë zgjodha degën e saldatorit sepse e kisha pasion. Në klasë ishim 32 djem dhe vetëm dy vajza. Pas përfundimit të shkollës u emërova në Ndërmarrjen e Agregateve në Patos. Me kalimin e viteve dhe me ndihmën e kolegëve, kam rritur nivelin e profesionalizmit dhe kam kryer punë nga më të vështirat dhe me përgjegjësi të madhe”, shprehet Vera jaupaj.
Me mbi 38 vite eksperiencë, Vera Jaupaj vijon ende të ushtrojë profesionin e saj me përkushtim, duke sfiduar paragjykimet dhe vështirësitë që shoqërojnë një zanat tradicionalisht të konsideruar mashkullor. Sot, 55-vjeçarja ka edhe një thirrje për të rinjtë, në një kohë kur profesionet teknike po braktisen gjithnjë e më shumë.
“Të rinjtë duhet të mësojnë dhe të ushtrojnë profesionin e saldatorit. Sot ka shumë kërkesë në treg dhe mundësitë e punësimit janë të mëdha”, thotë ajo.
Historia e Verës është një shembull frymëzues i forcës, përkushtimit dhe rëndësisë që kanë profesionet teknike në zhvillimin e industrisë dhe ekonomisë së vendit.
Top Channel