Berisha ndryshon fjalorin për SPAK, sulmon Kushtetuesen: Braho ka vlerësimin tonë. Gjykata, si organizatë e PS
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar ashpër rritjen deri në 30% të siguracioneve të automjeteve në Shqipëri, duke e cilësuar një “vjedhje publike” që godet drejtpërdrejt shumicën e familjeve shqiptare.
Sipas tij, vendimi ekonomikisht i papërballueshëm rëndon mbi qytetarët në një kohë kur fuqia blerëse po bie dhe kostoja e jetesës është në rritje të vazhdueshme.
Shkrimi i plotë:
Rritja deri në 30% e siguracioneve të makinave në Shqipëri është një vjedhje e pastër publike ndaj qytetarëve. Është një grabitje!
Ky është vendim që godet drejtpërdrejt shumicën e familjeve shqiptare! Është një politikë që fut duart në xhepat dhe kursimet e çdo shqiptari që zotëron një automjet.
Pas dëshmive të qytetarëve, analizave të tregut dhe raporteve zyrtare, rezulton se kjo rritje është e pajustifikuar ekonomikisht dhe rëndon drejtpërdrejt mbi familjet shqiptare, në një kohë kur fuqia blerëse është në rënie dhe kostoja e jetesës në rritje të vazhdueshme. Ky vendim antipopullor duhet zhbërë me urgjencë! Një formë arrogante korrupsioni që të përplaset në fytyrë paturpësisht!
Shqipëria këto ditë është e bllokuar nga veriu në jug. Rrugët janë të pamirëmbajtura dhe nuk plotësojnë kushtet e sigurisë së udhëtimit. Rruga e Kombit, një nga akset më të rëndësishme kombëtare, u kthye në një kurth për qytetarët për shkak të mungesës së ndërhyrjes së shtetit në kushtet e motit të keq.
Po ashtu, rasti më flagrant ishte rruga nga Ura e Bustricës në Elbasan, ku kilometra të tëra u mbuluan nga ngrica, duke lënë qytetarët në të ftohtë për orë të tëra në pritje. Po kaq e vështirë ishte gjendja në rrugët e Veriut!
Aksidentet e shumta, shpesh me pasoja fatale, flasin qartë për mungesë totale të shtetit, për indiferencë dhe për mungesën e Policisë së Shtetit në terren.
Ndërkohë, energjia elektrike ndërpritet në qytete dhe fshatra, madje edhe në natën e Vitit të Ri, siç ndodhi në disa zona të Tiranës.
Qyteti më i madh i jugut, Vlora, mbeti për ditë të tëra pa ujë.
Kjo është pasqyra reale e një qeverie dhe shteti që nuk u shërben qytetarëve të tij, por vetëm klientëve të tij politik!
Top Channel