“Ëndërroj Realin e Madridit”/ Adoleshenti Lennart Karl ‘tërbon’ tifozët e Bayernit të Mynihut
Napoli triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj Lazios në ndeshjen e Serisë A, ku protagonist ishte shqiptari Amir Rrahmani, i cili shënoi golin e dytë.
Mbrojtësi i përfaqësuese së Kosovës, foli për mikrofonat e DAZN pas ndeshjes, teksa ndër të tjera deklaroi: “Ne gjithmonë përgatisim këto goditje standarde, nuk kisha shënuar prej një viti dhe jam shumë i kënaqur. Kemi lojtarë të fortë dhe mund të jemi shumë të rrezikshëm, më kishte munguar shumë goli, gjithmonë është bukur kur shënon dhe skuadra fiton.
Është bukur të mos pësosh gol, do të thotë që jemi një skuadër solide dhe duhet të kemi këtë vazhdimësi”, u shpreh mbrojtësi i Napolit.
Amir Rrahmani ka shënuar 11 gola në Serinë A që nga sezoni 2021-2022, më shumë se çdo mbrojtës qendror tjetër në këtë periudhë në kompeticion.
Top Channel