Peshku “plastik”, alarmi nga ndotja e lumit Ishëm, ndikon në zinxhirin ushqimor që rrezikon shëndetin

04/01/2026 13:13

Peshku i egër i Adriatikut, prej dekadash si ushqim të tijin ka plastikën.

Grykëderdhja e Lumit Ishëm, është shkaktare për të gjithë plastikën që ka pushtuar vijën bregdetare të detit Adriatik nga Kepi i Rodonit deri në Lagunë të Patokut.

Për qytetarët shqiptarë nuk është vetëm një alarm mjedisor, por më tepër se kaq, plastika e këtyre shisheve serviret në tryezat e konsumatorëve si ushqim i pasur me omega3, por nga ana tjetër të gjithë peshqit e mëdhenj të këtij deti në trupin e tyre kanë prezencë të mikroplastikës.

“Në peshqit mbi 30 cm të gjitha kanë prezencë të mirkopalstikës. Grupi më i madh që ka pas prezencë janë : merluci, barbuni dhe gjuhëza. Sardelja dhe açugia më pak”, shprehet Jerini Kolitari, shefe e Departamentit të Akuakulturës dhe Peshkimit në UBT.

Mikroplastika nuk shpërbëhet, ajo është tepër e rrezikshme sa që ka veti të përçohet nga nëna  tek fëmija.

“Janë evidentuar tashmë mirkroplastika edhe në fetus. Dëmtimi është i tillë që jep probleme të mëvonshme  në proceset inflamatore  nëse këto janë në sasi më të mëdha problemet asnjë edhe më të mëdha, pasi mikroplastika është gjetur në tru, zemër, stomak  dhe në organe të tjera të fetusit”, thotë Rustem Celami, mjek gjinekolog.

Deri para 30 vitesh Ishmi kishte fytyrën e një parajse, ndërsa sot të katastrofës mjedisore që shkakton probleme shëndetësore.

“Japin disa infeksione të rënda që mbartin vetë këto mikroplastika  duke e lidhur me të gjitha mikroorganizmat patogjene që mund të ndodhen që mund të ndodhen në këto mikroplastika siç janë : e.choli, pseudomona që janë nja nga mikrobet patogjene gram negative që shkaktojnë infeksione të traktit gstrointestinal”, shprehet Zahide Sulejmani, mjeke mikrobiologë.

Para se këto mbetje të derdhen në detin e plastikës, ato bëjnë një rrugë të gjatë duke notuar nga përrenjtë e Krujës, Vorës, dhe Tiranës, e më pas natyra na e kthen ndotjen sërish mbrapsht kësaj here si ushqim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB