“Ëndërroj Realin e Madridit”/ Adoleshenti Lennart Karl ‘tërbon’ tifozët e Bayernit të Mynihut
Pas frikës së madhe, dalin detaje të reja në lidhje me pritën që iu rezervua Gianluca Pisacane, vëllait të trajnerit të Cagliarit në natëm mes të premtes dhe të shtunës në ‘Quartieri Spagnoli’, kur u zu në pritë nga 3 burra me fytyrë të zbuluar.
Sipas të dhënave të para, tensioni u krijua brenda lokalit që është në pronësi të familjes pas një debati mes 3 grave dhe një punonjëseje të lokalit me Pisacanen që u përpoq të qetësojë dhe të mbrojë punonjësen. Dikush thirri policinë, por 3 gratë e përfshira në debat u larguan nga lokali para së të vinin agjentët
Më vonë, kur lokali u mbyll, rreth orës 03:00 të natës, vëllai i Pisacanes, bashkë me të atij u nisën drejt shtëpisë kur u arritën nga 3 agresorët.
‘E vunë pistoletën pranë këmbës së djalit tim dhe qëlluan dy herë. Njëri prej tyre kishte një birrë në dorë, ia hodhi në fytyrë Gianlucas. U zunë. Pastaj njëri mori pistoletën, u afrua dhe qëlloi-tregonte babai i Pisacane që nuk u përfshi në këtë përplasje
‘Po na prisnin, ishte një pritë e vërtetë. Mbyllëm lokalin dhe po na prisnin-tregon ndërkohë nëna e Pisacane që konfirmoi se tre agresorët ishin me fytyrë të zbuluar-E pa dhe policia në telekamerat që kanë filmuar gjithcka’.
Hetuesit po marrin dëshmitë dhe imazhet e kamerave të sigurisë së zonës dhe po punon për të identifikuar 3 agresorët dhe 3 gratë që ishin në lokal për të përcaktuar me saktësi motivet e kësaj ngjarjeje. Ndërkaq, Gianluca Pisacane është ende në spitalin Pellegrini, por gjendja e tij nuk është shqetësuese dhe plumbat që mori në këmbë iu hoqën.
Top Channel