Guardiola ironizon merkaton e Manchester City: Jemi vetëm të shtatët, dua të jem i pari edhe këtu…
Me Kylian Mbappe në infermieri, ndeshja ndaj Betisit ishte shansi i madh për Gonzalo Garcia, sulmuesin spanjoll 21 vjecar të Realit të Madridit dhe ai nuk e shpërdoroi. Në ndeshjen e tij të dytë si titullar, futbollisti i formuar në akademinë e Los Blanco dhuroi spektakël duke shënuar një tregolësh në 60 minuta duke cuar në delir të gjithë ‘Santiago Bernabeun’
‘Ka cilësitë e Raul’-këshu u shpreh Xabi Alonso në korrikun e kaluar teksa nuk ia kursente elozhet sulmuesit të ri që ishte në skuadrën e parë për Botërorin e Klubeve. Në fakt, në SHBA, Gonzalo Garcia nisi të shfaqë menjëherë aftësitë e tij duke shënuar plot 4 gola, një prej të cilëve eliminoi Juventusin në 1/8 e finaleve
Një kartëvizite botërore për një futbollist shumë të ri që vinte nga një kampionat me 25 gola me Real Madrid Castilla dhe që kishte bërë debutimin me skuadrën e parë në Copa del Rey që dukej se do të ishte fillimi i një karriere të madhe. Por të gjesh hapësira në sulmin e Los Blancos nuk është e lehtë dhe këtë sezon minutazhi ishte i pakët, aq sa u mendua që futbollisti të jepej me huazim në merkaton e janarit
Te Gonzalo Garcia ka hedhur sytë prej kohësh Juventusi që është në kërkim të një zëvendësi të Yildiz, por edhe të një sulmuesi dhe që nga momenti që e ka parë sulmuesin spanjoll në verë, nuk ia ka hequr sytë. Për të arritur te ai Juventus kishte menduar për një operacion të ngjashëm me atë të Moratës, huazim me opsione riblejre dhe kundëriblerje. Por tregolëshi i kësaj të diele dhe koret në Bernabeu duket se do ta mbajnë në Madrid 21 vjeçarin që frymëzohet nga Cristiano Ronaldon. Për më tepër, kalimi me huazim i Endrick te Lyon të bën të mendosh që Reali i Madridit, vështirë se do të lejojë largimin e një tjetër talenti nga radhët e tij.
Top Channel