Mateta s’mundi të vijë te Milan, Igli Tare: Ishte për shkak të një problemi fizik
Një penallti që mund të ndryshonte anën psikologjike, mund të largonte frikën, mund të ndryshonte tërësisht sezonin që deri tani ka rezultuar një dështim. E kuptuan edhe kapiteni Locatelli dhe Yildiz kur i dhanë topin për ta vendosur nga pika e bardhë e penalltisë në ndeshjen me Leccen.
Por për Jonathan David gjërat shkuan akoma më keq për të dhe për Juventus në një moment shumë të rëndësishëm të sfidës. Gjuajtja e francezit ishte shumë e shëmtuar, e pashpjegueshme dhe që portiteri i Lecce, Falcone e ndali me këmbë. ‘David është një gjuajtës penalltish, për mua e gjuajti mirë; nuk fajësoj as atë që e gaboi e as atë që e lejoi ta gjuajë’-tha Luciano Spalletti në fund të ndeshjes duke e mbrojtur futbollistin dhe vendimin e futbollistëve të tjerë të Juventusit për ta lejuar atë që ta godasë penalltinë.
Jonathan David u transferua nga Lille te Juventusi me pseudonimin ‘Njeriu i akullt’. Ajo ndaj Lecce, ishte penalltia e 6 e humbur nga Jonathan David në 32 të ekzekutuara në total me fanelën e një klubi dhe këtu përfshihen edhe 2 nga 3 penalltitë e fundit(në 10 janar të 2025 në Ligue 1 ndaj Auxerre dhe pikërisht kjo ndaj Lecces). Pas golit të shënuar në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Parmës në 24 gushrt, kanadezi nuk ka rezultuar më vendimtar për Juventusin, 3 gola të shënuar në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet, është një e dhënë e sikletshme për një sulmues që prej vitesh ka qenë ‘vrasës’ para portave kundërshtare me fanelën e Lille, me të cilën shënoi 109 gola në 5 sezone dhe ka qenë vendimtar në ndeshje të mëdha.
Mungesa e Vlahovic ishte rasti më i mirë për të marrë vendin si titullar dhe për të treguar cilësitë e tij si një sulmues i pandalshëm që e kanë shoqëruar në ardhjen e tij në Torino ku përfiton 6 milionë euro neto në sezon. Në ndeshjen me Leccen, Spalletti e preferoi përpara Opendës për ta hedhur në fushë si titullar; një gjuajtje me kokë e devijuar nga Falcone dhe më pas një paraqitje e zbehtë përpara katastrofës.
Top Channel