Juventus, kontakte të tjera për Chiesa, monitorohet dhe Kessie
Napoli mori një fitore të rëndësishme në Romë ndaj Lazios dhe padyshim që kjo e ka lënë të kënaqur trajnerin Antonio Conte që nuk ia kurseu komplimentat futbollistëve të tij.
‘Duhet t’iu bëj komplimenta djemve, nuk ishte e lehtë të luaje me këtë teknikë të pastër dhe këtë forcë fizike ndaj Lazios, pa e lënë këtë të fundit të shprehet në fushë-tha Conte pas ndeshjes-zhvilluam një ndeshje të një niveli shumë të lartë’
E vetmja notë negative për Napolin në këtë ndeshje ishte dëmtimi i David Neres me Conten që theksoi se ekzaminimet mjekësore do të tregojnë shkallën e këtij dëmtimi
‘Duhet të presim ekzaminimet mjekësore, por nuk është diçka muskulare. Shpresojmë që të mos jetë një dëmtim i rëndë. Këtë sezon po përballemi me mungesa lojtarësh prej shumë kohësh-vijoi Antonio Conte që bëri edhe një analizë se ku duhet të përmirësohet akoma më shumë Napoli
‘Ndoshta po na mungon pak cinizëm, sepse krijojmë shumë, por jam me të vërtetë shumë i kënaqur sepse duke parë mungesat dhe ajo cfarë ndodhur që uroj të mos vazhdojë më, ishte e vështirë një përgjigje e tillë në fushën e lojës-tha trajneri i Napolit-tani do të luajmë cdo 3 ditë pa pasur mundësinë të bëjmë rotacion. Shpresojmë të mos e paguajmë shtrenjtë faktin që duhet të shfrytëzojmë gjithnjë të njëjtët futbollistë’.
Top Channel