Kupa e Afrikës / Kameruni mund Afrinën e Jugës dhe shkon në çerekfinale ku e pret Maroku

04/01/2026 22:36

Kombëtarja e Kamerunit gjithashtu ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Afrikës.

Kameruni fitoi me rezultatin e ngushtë 1-2 ndaj Afrikës së Jugut, për të zënë një vend në fazën tjetër. Afrika e Jugut fillimisht shënoi përmes Lyle Foster, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Ishte Junior Tchamadeu që zhbllokoi rezultatin me një gol nga afërsia pas një aksioni të shpejtë në minutën e 34’.

Ndërsa, fitorene vulosi Mahamadou Nagida pas harkimit fantastik të Kofanes në minutën e 47’-të. Ndërkohë  Afrika e Jugut shënoi golin e nderit dhe që I vlejti për statistikë me Evidence Makgopa dy minuta nga fundi I kohës së rregullt.

Në fazën tjetër, Kameruni do të përballet me Marokun. Këta të fundit u kualifikuan më herët pas një fitore minimale në shtëpi ndaj Tanzanisë. Edhe pse më dominues, Marokut i mjaftoi vetëm një gol për të avancuar. Ata e nisën mjaft mirë me Ismael Saibari që shënoi një supergol me kokë nga distanca, por që pastaj u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Heroi i Marokut rezultoi të jetë ylli i Real Madridit, Brahim Diaz, që shënoi pas asistimit të Achraf Hakimit në minutën e 64’-t. Pas këtij goli, Maroku mbajti dominimin dhe krijoi edhe disa aksione, por që nuk i finalizoi. Maroku avancon kështu në çerekfinale të Kupës së Afrikës, aty ku janë kualifikuar edhe Senegali dhe Mali, teksa do të përballet me Kamerunin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB