Mateta s’mundi të vijë te Milan, Igli Tare: Ishte për shkak të një problemi fizik
Vijojnë largimet te skuadra e Tiranës. Këtë radhë ai që i tha lamtumirë skuadrës bardheblu ishte Qëndrim Ismaili që iu bashkua skuadrës 26 herë kampione të shqipërisë në janarin e vitit 2024.
Ishte vetë futbollisti që zyrtarizoi ndarjen me bardheblutë nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram Story
‘Faleminderit KF Tirana për gjithçka që më dhatë gjatë këtij një viti e gjysmë të paharrueshëm.Për çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo sfidë dhe emocion të përjetuar me fanellën bardheblu. Ishte një përvojë e çmuar që më rriti si sportist dhe si njeri.Mirënjohës për besimin, mbështetjen dhe profesionalizmin.Tani mbetem në kërkim të objektivave dhe sfidave të reja.KF Tirana do të mbetet gjithmonë pjesë e rrugëtimit tim’-lexohej në postimin e futbollistit nga Gjilani.
Qëndrim Ismaili gjatë qëndrimit të tij te Tirana, është aktivizuar në 34 ndeshje me bardheblutë për një total prej 2135 minutash duke shënuar në total 3 gola.

Top Channel