I ra në kokë një bombol gazi/ Adriatik Lapaj intervistë për Top Channel nga spitali: E gjitha është e dokumentuar, do rezistoj…
Nata e Vitit të Ri i kërkoi Tahirys Dos Santos, një prej talenteve të rinj të Metz, shumë më tepër sesa një ndeshje futbolli.
Në vetëm pak sekonda, 19-vjeçari u përball me një zgjedhje jetike: të shpëtonte veten apo të kthehej për të ndihmuar të dashurën e tij të bllokuar mes flakëve. Ai nuk hezitoi.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë zjarrit në ambientin “Constellation” në Crans-Montana. Dos Santos ndodhej në katin përdhes dhe kishte arritur të dilte jashtë, duke qenë tashmë në siguri. Por në kaosin e krijuar, sapo kuptoi se e dashura e tij kishte mbetur brenda, ai u kthye menjëherë pas, duke u futur sërish në zjarr dhe tym për ta shpëtuar.
“Përtej faktit që është viktimë, ai është pa asnjë dyshim një hero,” deklaroi agjenti i tij, Christophe Hutteau, për BFMTV.
Sot, Tahirys Dos Santos po përballet me sfidën më të madhe të jetës së tij, larg fushave të blerta. Ai ndodhet i shtruar në një klinikë të specializuar në Gjermani, ku po trajtohet për djegie të rënda në kafkë dhe në pjesën më të madhe të trupit.
Klubi i Metz bëri të ditur se lojtari i tyre i ri “po lufton mes vuajtjesh”, ndërsa mjekët mbeten të rezervuar, pasi ditët e para janë vendimtare për të shmangur infeksionet. Megjithatë, ka shenja inkurajuese. “Fola shkurt me të, duke i thënë se të gjithë janë me të,” tregoi Hutteau.
Se kush është Tahirys Dos Santos, e tregon edhe reagimi i menjëhershëm i botës së futbollit. Klubi i Metz është tronditur nga ngjarja, por njëkohësisht është bashkuar rreth lojtarit dhe familjes së tij, duke treguar një solidaritet të rrallë.
Sipas agjentit të tij, në mbi 30 vite karrierë, një mbështetje e tillë është e pazakontë. Klubi po punon që, sapo të jetë e mundur, Tahirys të transferohet më pranë shtëpisë, në Spitalin Mercy, ku e pret një proces i gjatë rehabilitimi.
Historia e Tahirys Dos Santos nuk është vetëm një tragjedi, por dëshmi e karakterit dhe guximit të një të riu që, përtej futbollit, zgjodhi jetën dhe dashurinë.
Top Channel