Arrestimi i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike në mbarë botën.

Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e tij, ku shfaqet me veshje sportive “Nike” dhe me një shishe uji në duar, pamje që ka nxitur reagime dhe komente të shumta.

Kjo foto nuk ka kaluar pa u vënë re as nga e përditshmja prestigjioze spanjolle “Marca”, e cila e ka trajtuar situatën me nota humori. Media spanjolle ka bërë një krahasim mes veshjes së Maduros dhe asaj të sulmuesit dardan të Mallorcës, Vedat Muriqi.

Në postimin e saj, “Marca” shkruan: “Kostumet sportive që po bëjnë xhiron e botës… edhe në La Liga”, duke e shoqëruar me imazhin krahasues.

Publikimi është bërë në kuadrin e një shakaje, ndërsa ngjarja e arrestimit të Maduros ndodhi pas një operacioni të shpejtë të forcave amerikane, i cili përfundoi brenda pak orësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB