Skitë Alpine/ Lara Colturi nuk ia del dot në slalom, e mbyll përpara kohe garimin e saj në Kranjska Gora
Është 26 vjeç, por Armand Duplantis është shndërruar në një legjendë të atletikës botërorë me rekordet e tij të njëpasnjëshme në kërcimin me shkop.
Rekordmeni botëror flet nga Luizian dhe flet për sportin, atletikën, kërcimin me shkop dhe jo vetëm. Me të mund të zgjerohen, ai ka një thellësi dhe një disponibilitet që shumë pak kampionë e kanë dhe në ditët e fundit Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë, AIPS, e shpalli për të dytin vit radhazi si sportistin më të mirë të vitit
I pathyer në 17 gara, 4 rekorde botërore, nga 6.27 m në 6.30 m për një total prej 14 rekordesh, medalje e artë mnë botëror në ambiente të hapura dhe salla të mbyllura, çfarë mund të kërkoje më shumë nga 2025?
‘Që fëmijë kërkon të jem versioni më i mirë i vetes sime. Objektivi është të spostoj limitet më lart herë pas herë. T’ia dalësh mbanë të jep kënaqësi, por nuk ëndërroja të arrija kaq shumë’
Cila është kuota maksimale?
‘I marr gjërat hap pas hapi. Duke qenë në formë dhe duke shfrytëzuar kushtet e favorshme, lartësia 6.40 m është mëse e kalueshme. është në aftësitë e mia, është objektivi i karrierës sime’
Çfarë duhet për të arritur këtë lartësi?
‘Aftësia për të përdorur shkop më të fortë dhe më fleksibël për të kërcyer sa më lart. Dhe një shpejtësi më të madhe për të transformuar energjinë që prodhohet në shkëputje nga toka’.
A do të duhen materiale më të evoluar?
‘Po diskutohet shumë, por në 40 vitet e fundit nuk kanë ndryshuar shumë. Kemi në dispozicion ato që përdoreshin në vitet ’80. Materialet këtu, ndryshe nga sa ka ndodhur në specialitetet e tjera, kanë mbetur të njëjtët. Po të kishte progres…’
Atlet i kërcimit me shkop lind apo bëhesh?
‘Pak nga të dyja, është e nevojshme që të rritet në ambientin e duhur, siç më ka ndodhur mua, por duhet të kesh edhe pergatitjen e duhur fizike, teknike dhe psikologjike’
A ekziston kërcimi perfekt?
‘Nuk e kam realizuar kurrë dhe nuk besoj se do ta kryej ndonjëherë. Gjithnjë do të ketë një detaj, diçka të veçantë që do ta bëjë atë të përmirësueshëm. Pastaj unë si natyrë nuk jam perfeksionist, jam më shumë agonistik’
Për herë të parë ke vendosur një rekord në Suedi, në Diamond League të Stockholm dhe një në finalen e botërorit; çfarë ka më shumë perfekte?
‘Në të dyja rastet, edhe pse janë madhështore, kam shkuar i lodhur në tentativën vendimtare. Dhe kërcimi edhe pse u realizua nuk ishte pa gabime’
Edhe në përditshmëri pretendon nga vetja jote?
‘As në jetën e përditshme nuk jam shumë i organizuar, jetoj sipas ndjesive. Do të duhet të planifikoj gjërat shumë kohë para’.
Jeni 26 vjeç dhe keni fituar gjithçka, edhe për sa kohë do t’ju shohim në pedanë?
‘Për sa kohe që do të argëtohem dhe fiziku do të ma lejojë. Le të themi se pasi fitova dy medalje të arta olimpike do të doja të fitoja të paktën edhe dy të tjera
Duke lënë mënjanë lartësitë dhe tituj, çfarë rezultatesh të tjerë ndjek?
‘Do të doja që kërcimi me shkop të bëhej gjithnjë e më shumë popullor. Për këtë arsye, për shembull, do të më pëlqente të garoja në Afrikë apo Amerikën Latine ku kam garuar vetëm në botërorin e të rinjve në 2015 në Kolumbi’.
A keni në program evente të tjera si gara e 100 m kundër Karsten ëarholm në Zyrih në 2024?
‘Për momentin jo, por me të apo dikë tjetër do të më pëlqente të ribëja diçka analoge. Krijon interes dhe nëse do të ketë ndonjë sfidë për ta përballuar, do të jem gjithnjë gati’.
Çfarë parashikon kalendari juaj?
’Shënjestra është të Botërori i sallave të mbyllura në Torun. Është qyteti polak ku në 2020 vendosa rekordin e parë botëror me 6.17 m. Do të kthehem në atë stadium me shumë kënaqësi. Në kuadër të përgatitjeve do të garoj në Clermont-Ferrand, shtëpia e Renaud Lavillenie në 22 shkurt dhe do të jem në Uppsalën time, në Mondo Classic në 12 mars.
Po më pas?
‘Këtë vit synoj Evropianin e Birmingham dhe Ultimate Championship në Budapest, që jam edhe ambasador. është e drejtë të provohen formate të ndryshme dhe inovative. Jam shumë kurioz të shoh rezultatet e kompeticionit të ri’
Besoni se greku Emmanouil Karalis do të mund t’ju shqetësojë?
‘Unë dhe Manolo jemi miq prej një dekade; ai po vjen nga një sezon fantastik, ndoshta më i miri në histori, duke përjashtuar të mia, por duke përfshirë ata të Bubka dhe Lavillenie. Gjithnjë më ka vënë në punë dhe jam i sigurt që do të rritet akoma më shumë, është një kundërshtar i denjë’
Jashtë atletikës, çfarë do të bësh?
‘Së shpejti do të martohem me Desire; bashkë me prindërit dhe trajnerëve të mi është personi më i rëndësishëm në jetën time. Uroj të jem një partner i mirë dhe që zjarri mes nesh të mos shuhet kurrë. Një ditë, shpresoj të bëhem baba dhe të jem në lartësinë e duhur, më i miri nga të gjithë’
Keni probleme të tjera?
‘Së shpejti, pas suksesit të Bop, kënga ime e parë do të publikohen edhe këngë të tjera të interpretuara nga unë. Kam gati dhjetëra. është një aktivitet që më përfshin dhe që më lejon të shkëputeëm nga atletika’
Pasione të tjera?
‘Së fundmi, tenisi; ndeshjet mes Alcaraz dhe Sinner më kanë bërë për vete’
Kur do t’ju shohim në Itali?
‘Së shpejti, është një vend që e dua. I detyrohem edhe pseudonimin tim, Mondo. Kur babai im jetonte në Westëego, në periferi të New Orleans, kishte një mik të dashur, dëshmitar në dasmë me origjinë siciliane. Ishte ai që ma ngjiti këtë emër dhe nuk e di pse’
Top Channel