Sherr mes të rinjve në Gjirokastër, 19-vjeçari godet me thikë të riun, arrestohet nga policia
Dy banesa u përfshinë nga flakët në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan mesditën e së shtunës duke u shkrumbuar tërësisht, por fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar.
Njëra prej shtëpive ishte e pabanuar, ndërsa në tjetrën banonte një person, aty ku dyshohet se nisi dhe flaka.
Megjithë motin me shi, zjarrfikësve ju desh të paktën 90 minuta për të shuar zjarrin i cili rrezikoi edhe banesa të tjera ngjitur.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike.
Për disa minuta për efekt sigurie në të gjithë qytetin u stakua energjia elektrike, ndërsa policia vendosi një perimetër sigurie duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.
4 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë u angazhuan për fikjen e zjarrin i cili me gjithë përpjekjet mori përmasa të mëdha pasi përfshiu çatitë e banesave.
Aktualisht specialistë të zjarrfikëses dhe policisë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Top Channel