Panik në Detroit, makina nuk ndalet dhe përfundon në sportelet e aeroportit, lëndohen 6 persona
Qeveria e Venezuelës ka dënuar atë që e quajti një “agresion ushtarak shumë serioz” nga Shtetet e Bashkuara, pasi shpërthime u raportuan gjatë natës në Karakas dhe në disa zona të tjera të vendit.
Autoritetet në Karakas akuzuan SHBA-në për sulme në kryeqytet dhe në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira. Presidenti Nicolás Maduro njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe urdhëroi zbatimin e të gjitha planeve të mbrojtjes kombëtare “në kohën dhe rrethanat e duhura”.
Shpërthimi i parë u regjistrua rreth orës 01:50 të mëngjesit me orën lokale. Disa zona mbetën pa energji elektrike dhe se pas shpërthimeve u dëgjua zhurma e avionëve. Shkaku i saktë i shpërthimeve mbetet i paqartë.
Mediat lokale venezueliane raportuan shpërthime edhe në La Guaira, në veri të Karakasit, si dhe në Higuerote, në bregdetin e shtetit Miranda.
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, reagoi në rrjetin X duke bërë thirrje që Kombet e Bashkuara dhe Organizata e Shteteve Amerikane të mblidhen “menjëherë”, duke shkruar: “Ata po bombardojnë me raketa”, pa dhënë detaje se kujt i referohej.
Tensionet mes Uashingtonit dhe Karakasit janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar veprime të reja kundër rrjeteve të dyshuara të trafikut të drogës në Venezuelë, përfshirë edhe operacione tokësore. Administrata e tij ka ndërmarrë bllokada dhe sulme të lidhura me atë që e quan fushatë kundër narkotikëve.
Top Channel